Akademia e Imazhit të Punëdhënësit
Trajnim ONLINE
Ky është problemi me të cilin përballen profesionistët e burimeve njerëzore në vend dhe në gjithë botën. Për fat të keq shumica e tyre nuk kanë ide se çfarë të bëjnë në lidhje me të. Pa patur imazhin e duhur është e vështirë - dhe e shtrenjtë - të tërheqësh talentin më të mirë. Ju përpiqeni të zgjidhni talentin e vërtetë por vazhdoni të mos i shpëtoni performancës zhgënjyese dhe qarkullimit të lartë të personelit. Duke vënë re një kuriozitet në rritje në drejtim të Imazhit të Punëdhënësit midis specialistëve të Burimeve Njerëzore dhe duke qenë gjithnjë e vëmendhshme ndaj risive dhe praktikave më të fundit duapune.com u bashkua me Universum për të sjellë Akademinë e Imazhit të Punëdhënësit në Shqipëri. Tani edhe ju mund të keni mundësinë të mësoni gjithçka që duhet të dini në këtë fushë dhe të jeni të certifikuar si Ekspert i Imazhit të Punëdhënësit.
Kjo akademi përcakton standardin global në çertifikimin e imazhit të punëdhënësit. Janë çertifikuar mbi 1000 pjesëmarrës, përfshirë këtu disa nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë. Kursi zhvillohet nga ekspertë të pajisur me mjetet, trendet dhe njohuritë praktike më të azhurnuara brenda fushës së imazhit të punëdhënësit. Pavarësisht nëse jeni i ri në fushën e imazhit të punëdhënësit, jeni pronar i biznesit ose një profesionist i burimeve njerëzore që kërkon të rritë aftësitë, ky program online do të jetë shumë i përshtatshëm për ju që të avanconi njohuritë e imazhit të punëdhënësit tuaj. Filloni udhëtimin tuaj si ekpert i imazhit të punëdhënësit sot.
SHKARKO BROSHURËN SHKARKO SYLLABUS
Nëse jeni profesionist i tërheqjes së talenteve, burimeve njerëzore, komunikimeve ose imazhit të punëdhënësit, ky trajnim është për ju. Nuk ka rëndësi nëse kompania juaj është një firmë e vogël apo një korporatë e madhe shumëkombëshe me zyra në të gjithë botën. Aftësitë që do të mësoni mund të zbatohen në çdo situatë ku duhet të tërhiqni talentin më të mirë në organizatën tuaj.
Pra, nëse i përkisni ndonjë prej roleve të mëposhtme të punës, ky trajnim do të jetë i vlefshëm për ju
Të jeni në gjendje të jepni rezultatet më të mira në kompaninë dhe karrierën tuaj.
Ky modul do t'ju japë një kuptim të vlerës së imazhit të punëdhënësit dhe hapave kryesorë që duhet të ndërmerrni për të krijuar një themel të fortë për strategjinë e imazhit tuaj të punëdhënësit.
Ju do të mësoni se si të:
Ky modul do t'ju ndihmojë të identifikoni dhe zhvilloni një strategji që do të ndërtojë një imazh më të fortë të punëdhënësit dhe do të ofrojë në mënyrë më efektive nevojat kryesore të talentit të organizatës suaj.
Ju do të mësoni se si të:
Ky modul do t'ju ndihmojë të komunikoni mesazhin e duhur për njerëzit e duhur përmes mediave të duhura.
Ju do të mësoni se si të:
Ky modul do t’ju tregojë se si të komunikoni dhe mbështeteni tek ekipi i “Employer Branding”, të cilë do t’ju ndihmojnë të përqendroheni në arritjen e rezultateve të organizatës suaj për të dhënë përvojën e duhur dhe në fund të fundit të matni suksesin tuaj.
Ju do të mësoni se si të:
Filloni të përdorni njohuritë dhe mjetet që keni marrë gjatë kursit. Moduli i fundit është një rast studimi i vërtetë, ku ju aplikoni njohuritë, mjetet dhe strukturën tuaj në një ushtrim përfundimtar.